Peugeot 308 Diesel – Dizeli që vazhdon të befasojë

Në një kohë kur shumë mendojnë se motorrët diesel po i përkasin së kaluarës, Peugeot 308 Diesel është provë e gjallë që dizeli jo vetëm ekziston, por lulëzon më mirë se kurrë. Me një dizajn modern, teknologji të avancuar dhe një konsum karburanti tepër ekonomik, ky model vazhdon të jetë zgjedhja e mençur për ata që duan më shumë nga makina e tyre.
Motori Diesel që sfidon kohën
Peugeot 308 vjen i pajisur me motorë BlueHDi, të cilët plotësojnë normat më të fundit të ndotjes Euro 6, duke ofruar efikasitet të lartë dhe emetime të ulëta. Ky motor është ideal për ata që udhëtojnë shumë dhe kërkojnë fuqi të qëndrueshme në çdo kusht.
Ekonomik në çdo kilometër
Me një konsum mesatar që shkon deri në 3.8 litra/100 km, Peugeot 308 Diesel është një ndër veturat më ekonomike në segmentin e saj. Përveç çmimit të arsyeshëm të karburantit diesel, kursimet ndihen çdo ditë – në qytet apo në rrugë të hapura.
Mirëmbajtje e lirë dhe jetëgjatësi e garantuar
Motori diesel i Peugeot është ndërtuar për të zgjatur. Intervalet e gjata të shërbimeve, pjesët e përballueshme dhe rrjeti i gjerë i shërbimeve e bëjnë këtë veture ideale për përdoruesit që duan qetësi mendore dhe shpenzime minimale në mirëmbajtje.
Teknologji inteligjente në çdo aspekt
Peugeot 308 ofron teknologji të shumta moderne, përfshirë:
• Peugeot i-Cockpit® – dizajn unik i kabinës me timon kompakt dhe ekran dixhital.
• Ekran qendror me prekje, lidhje Apple CarPlay dhe Android Auto.
• Sistem ndihmës për shoferin, përfshirë kontroll adaptiv të shpejtësisë, frenim automatik emergjence dhe paralajmërim për daljen nga korsia.Komoditet, stil dhe klas
Dizajni i Peugeot 308 është një kombinim perfekt i linjave dinamike dhe elegancës franceze. Brenda, ofron materiale cilësore dhe një ndjesi premium që rrallë e gjen në këtë kategori. Kombinimi mes komoditetit në vozitje dhe hapësirës praktike e bën ideal për përdorim familjar apo profesional.
Nëse kërkon një makinë që ofron kursim, performancë dhe teknologji pa kompromis, atëherë ejani në përfaqësinë e Peugeot në Mercom Company sepse Peugeot 308 Diesel është zgjedhja e duhur.
Për më shumë informata, ju lutem na vizitoni në Showroom, Magj, Prishtinë – Shkup (km 3-të) në Çagllavicë ose na kontaktoni në: +383 (0) 45 501 901 & +383 (0) 45 666 446