Pique nuk e vuan ndarjen nga Shakira, mediat ia zbulojnë të dashurën e re

Pique nuk e vuan ndarjen nga Shakira, mediat ia zbulojnë të dashurën e re

Gerard Pique e ka harruar shumë shpejt Shakiran.

Futbollisti spanjoll në fakt e ka lënë prapa krahëve këngëtaren kolumbiane dhe është bërë me të dashur të re.

Mediat britanike e kanë zbuluar identitetin e vajzës që ia ka marrë zemrën qendërmbrojtësit të Barcelonës.

Në fakt, Pique është barë bashkë me 23 vjeçaren Clara Chia Marti, një punëtore që punon si mikpritëse e eventeve nga kompania e Piques, Kosmos.

Madje, spekulohet se kjo mund të ketë qenë arsyeja e ndarjes në mes të Piques me Shakiran në muajin qershor, pasi këngëtarja e hitit “Waka Waka” e ka zbuluar pabesinë dhe tradhtinë e bashkëshortit.

Gjithashtu, thuhet se ai e ka tradhtuar gruan e tij me një ish-studente.

Shakira me fëmijët do të jetojë në Miami, ndërsa Pique mund të transferohet në Inter Miami vitin tjetër, për të qenë më afër dy djemve të tij, Sasha dhe Milan.

Shpërndaje në: