Pjanic nuk i ndal sulmet ndaj Koeman: Barça mund të ringrihet, por pa atë trajner

Pjanic nuk i ndal sulmet ndaj Koeman: Barça mund të ringrihet, por pa atë trajner

Miralem Pjanic u largua nga Barcelona kur askush nuk e priste më dhe shkoi te Besiktas në shtator.

Situata e tij në klubin katalanas nuk ishte ideale. Që nga fillimi i verës ishte duke kërkuar një rrugëdalje, roli i tij në ekipin e Koeman ishte dytësor, pavarësisht se mbërriti si një përforcim i shkëlqyeshëm një vit më parë. Ai kurrë nuk kishte besimin e trajnerit holandez, me të cilin duket se marrëdhënia e tij nuk përfundoi mirë, çka e tregojnë intervistat e dhëna pas largimit nga Barcelona.

Në një të fundit, që boshnjaku dha për “BeIn SportsTurkey “, u kthye për të folur mbi ish-trajnerin e tij: “Unë nuk e di ende se çfarë donte saktësisht Koeman, nuk u përpoq të m’i shpjegonte gjërat, ose të gjente një zgjidhje. Isha unë që do ta pyesja se çfarë donte prej meje, se çfarë po bëja gabim ose drejt. Pa ditur çfarë kërkonte, si mund të përshtatesha brenda ekipit, për të qenë i dobishëm…?! Në një sezon ju duhen 17-18 lojtarë për të fituar tituj. Për të nuk kishte probleme në lojën time, nuk më dha përgjigje pse nuk luaja”.

Pjanic e njeh dhomën e zhveshjes së Barçës, ndaj e analizon me kompetencë situatën e keqe që po kalon: “Barcelona është në një situatë të vështirë. Rezultatet nuk po shkojnë ashtu siç donin tifozët. Lojtarët janë nën presion. Ndoshta ekipit i duhet një trajner më i mirë për t’u përmirësuar. Barcelona është një nga katër ose pesë klubet e mëdha në botë. Ajo do të kthehet në ditët e vjetra, por do të duhet pak kohë”.

Shpërndaje në: