Plaga e hapur e Qeverisë

Plaga e hapur e Qeverisë

Shkruan: Shenoll Muharremi

Pas zgjedhjeve të ardhshme, Albin Kurti dhe VV është mirë mos të menaxhojnë më dikasteret e diplomacisë, ekonomisë dhe arsimit. Këto kompentenca duhet të gjejnë një partner të përshtatshëm dhe më të shkathët gjatë qeverisë së ardhshme. VV dhe Kurti rekomandohet të mbajnë dikasteret e rendit dhe ligjit, drejtësisë dhe mbrojtjes.

Ndërsa kompetenat tjera ku kanë pasur mungesë të theksuar të kuadrove të i delegojnë tek partnerët e koalicionit.

Qeverisja e tij është karakterizuar me vendime të mira rreth veriut dhe largimit të strukturave paralele, por me diplomaci e komunikim të keq.

Keto veprime po kthehen në mankth për Kosovë nga mungesa e taktit dhe kuptueshmërisë, logjikës ndonjëherë. Kjo e ka përcjellur Albin Kurtin gjatë qeverisjes së tij.

Ai ka pasur kryesisht qëllim dhe veprime të mira rreth shtritjes së sovranitetit të vendit në veri, por qeveria dhe njerëzit e tij kanë dështuar të i komunikojnë si duhet tek partnerët.

Si pasojë e komunikimit dhe diplomacisë jo të duhur, edhe timingu ka qenë shpesh i gabuar. Kështu duket se është edhe rasti me ‘dinarin’.

Një krizë e re është në sipërfaqe mes qeverisë dhe aleatëve. Kjo na erdhi pak si befasi, pasiqë Kurti u mundua dhe bëri shumë sakrifica të mëdha, përfshi Asociacionin, për të dal nga pozita shumë e keqe që kishte gjatë 2023 derisa ndodhi sulmi i Banjskës.

Kur ai u rikuperua në masë të madhe, tani po futet në një sitatë tjetër të vështirë prej të cilës nuk dijmë nëse do të dal pa zgjedhje të parakohshme.

Kjo mbetet plaga e gjallë e qeverisë dhe Kurtit, diplomacia dhe komunikimi me jashtë.

Nganjëherë kjo lloj diplomacie dhe komunikim më duken sikur në kohën e Kongresit të Londrës, mbi 100 vite më parë.

Sikurse ai të ishte një menaxher i mirë, ai do të reformonte para shumë kohësh ekipin e diplomacisë dhe do ta shpëtonte vehtën dhe Kosovën. Por ai sillet sikur një dajë më shumë sesa si kryeministër. Nuk është i përshtatshëm për punën e kryeministrit, më shumë i shkon pozita e presidentit.

E nëse kjo krizë thellohet, atëherë, mundemi të shkojmë edhe në zgjedhje nga kjo krizë. Nuk ka asnjë logjikë tjetër që kryeministri të fus vehtën në telashe kaq të mëdha nëse nuk e ka një dobi të madhe prej saj, sikurse janë krijimi i një shkasi për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, ku edhe do të mund të viktimizohej para elektoratit të tij.

Shpërndaje në: