Plagosja në Pejë, i dyshuari shtiu me armë në drejtim të qytetarëve që po qëndronin në terasë

Plagosja në Pejë, i dyshuari shtiu me armë në drejtim të qytetarëve që po qëndronin në terasë

Një tentim vrasje raportohet të ketë ndodhur dje në fshatin Kryshec të Pejës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari ka shtënë me armë zjarri nga vetura në drejtim të viktimave të cilët ishin duke qëndruar në terasën e një lokali.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzhoja.

I dyshuari është arrestuar dhe është konfiskuar arma e cila dyshohet të jetë përdorur në këtë rast.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në: