Plakat gjermane në Berlin iu tregojnë gishtin e mesit atyre që nuk vendosin maska

Plakat gjermane në Berlin iu tregojnë gishtin e mesit atyre që nuk vendosin maska

Autoritetet e turizmit në Berlin kanë lansuar një fushatë marketingu ku duken gratë e moshaura duke iu treguar gishtin e mesëm atyre që refuzojnë të vendosin maska kundër shpërndarjes së koronavirusit.

“Gishtin e mesëm për të gjithë ata që nuk mbajnë maskë,” lexohet në një afishe bashkë me fotografinë e një gruaje me maskë.

“Visit Berlin” ka thënë që fushata përpiqet të theksojë rëndësinë e mbrojtjes së shëndetit të pleqve, kategoria më e rrezikuar nga Covid-19, përcjell Periskopi nga BBC.

Por fushata ka rezultuar shumë kontroverse, me disa në Gjermani që e kanë cilësuar si ofenduese.

Christian Tanzler, zëdhënës i Visit Berlin, tha se posteri – që është pjesë e një fushate më të gjerë – përpiqet t’i rikujtojë njerëzit që t’i ndjekin rregullat në qytet. /Periskopi

Shpërndaje në: