Po shkëlqen me Juven e Italinë, por babai i Kean ka një kërkesë të çuditshme për ‘Bardhezinjët’
Biorou Jean Kean, babai i sulmuesit të Juventusit dhe Kombëtares italiane Moise Kean, ka folur për mikrofonat e Rai Radio 1.
Biorou ka thënë se atij i janë premtuar dy traktorë para se Juve të nënshkruante me djalin e tij, megjithatë ata traktorë nuk i erdhën kurrë dhe tani ai kërkon sërish respektimin e asaj marrëveshje.
Për golin e parë te Italia – “Falënderoj zotin, ishte një gëzim i madh për të gjithë familjen. Kur shënoi, brohorita ‘Bravo!’. Ndeshjen e radhës do ta shoh me miqtë e mi në lokal, jo në stadium”.
Tifoz i Interit – “Moise kur ishte fëmijë bënte tifo për Interin, sepse pëlqente Oba Oba Martins. Kur dilja në treg me të më lutej t’i blija fanellën Martins. Megjithatë unë e dërgova tek Juventus pasi unë jam tifoz i bardhezinjve”.
Biletat e stadiumit – “Jam shumë i lumtur tashmë, megjithëse kam një problem me klubin: ata nuk më kanë dhënë më shumë bileta për të shkuar në stadium. Kishte një problem. Unë dhe mamaja e Moise jemi ndarë dhe ajo donte ta merrte djalin në Angli. Unë i thashë klubit se do ta mbaja në Itali nëse do të më jepte dy traktorë. Drejtuesit më dhanë OK e tyre, por traktorët nuk erdhën kurrë”.
E ardhmja – “Dua që ai të qëndrojë gjithmonë tek Juventus. Unë jam i zi, por gjaku im është i bardhë”.



