Podujeva hynë në zonën e kuqe: Nga sot deri në kismet 8 orë në ditë pa ujë

Periskopi.com Lajme

Për shkak të shpenzimeve enorme të ujit të pijshëm, mungesës së ujit në pikat e larta dhe në qendër të qytetit të Podujevës, KRU Prishtina nga sot do të zbatojë reduktimet e ujit për zona të caktuara, me orar të planifikuar.

Nga dita e sotme, reduktimet e ujit fillojnë në orën 08:00 deri në orën 16:00 për këto zona: gypi OD -160, për fshatin Dumnicë ; gypi 110 për fshatin Shtedim dhe Pika Kufitare në Merdar ; gypi 90 për fshatin Ballovc. Këta gypa janë të kyçur në gypin furnizues para hyrjes në rezervuarët e qytetit.

Në qytetin e Podujevës: rruga “Zahir Pajaziti” – gypi OD -315 nga udhëkryqi me rrugën “Bedri Bajrami” furnizon pjesën jugore të qytetit, rruga “Skënderbeu” gypi A.Ç. 200 nga rrethqarkullimi në drejtim të pjesës jugperëndimore deri te “Qershitë e Llapashticës”.

Këto reduktime do të zgjasin deri në një vendim tjetër, varësisht nga shpenzimi i ujit./Periskopi/