Pogba po kërcënohet nga vëllai i tij: Zhvatje, kërcënime, magji dhe mallkim për Mbappe

Pogba po kërcënohet nga vëllai i tij: Zhvatje, kërcënime, magji dhe mallkim për Mbappe

Paul Pogba duhet të merret jo vetëm me dëmtimin, por edhe të afërmit “gjarpërinj”. Mesfushori i Juventusit u sulmua publikisht nga vëllai i tij i madh Mathias, një ish-futbollist. Pas publikimit të një videoje në katër gjuhë, në të cilën bën zbulime të mëdha për lojtarin e Juventusit, Mathias reagoi me deklarata të tjera shumë të forta kundër ish-it të Manchester United:

“Shpresoj se nuk do të mashtrohesh nga një përpjekje për të manipuluar mediat dhe autoritetet. Kur je i famshëm, bota është me ty, autoritetet të dëgjojnë më me vëmendje. Por kjo nuk të vendos mbi ligjin, policia nuk është në shërbimin tuaj”.

Kërcënimet e vëllait të Pogba: “Ndodhi ajo që prisja. Vëllai im më në fund ka filluar të tregojë fytyrën e tij të vërtetë. Meqenëse ishte ai që filloi të fliste për të gënjyer policinë sapo mori informacionin, nuk mund të më fajësoni mua”.

Avokatët e Pogba u përgjigjën me një reagim zyrtar: “Deklaratat e fundit të Mathias Pogba në rrjetet sociale për fat të keq nuk janë surprizë. Ato iu shtohen kërcënimeve dhe përpjekjeve për zhvatje nga një bandë e organizuar kundër Paul Pogba, Yeo Moriba (nëna e Mathias dhe Paul Pogba) dhe agjentes së lojtarit, Rafaela Pimenta. Nuk do të ketë komente të mëtejshme në lidhje me hetimin në vazhdim nga autoritetet”.

Megjithatë, kjo përgjigje nuk e ndaloi vëllain e Paul të bënte deklarata të reja: “Paul, a do vërtet të më mbyllësh gojën dhe të më dërgosh në burg? Ndryshe nga ti, unë kam mjaftueshëm për të provuar fjalët e mia dhe gënjeshtrat e tua. Po të them përsëri: vëlla, manipulimi i njerëzve nuk është mirë.

Nuk bëhet fjalë për para, më implikove përkundër vetvetes, për pak sa nuk vdiqa për shkakun tend. Më le dhe ike, tani dëshiron të jesh i pafajshëm. Kur të dalë gjithçka, njerëzit do ta shohin të vërtetën ashtu siç është. Nuk ka më frikacak, më tradhtar dhe më hipokrit se ti në këtë tokë”.

Së fundi, ai përmendi Mbappe duke akuzuar Paul për magji dhe për mallkim ndaj kolegut të tij te PSG: “Kylian, tani e kupton? Nuk kam asgjë negative kundër teje, fjalët e mia janë për të mirën tënde, gjithçka është e provuar dhe e vërtetë, marabou (magjistari në kulturën myslimane quhet kështu) dihet! Më vjen keq për këtë vëlla, kurrë nuk është bukur të kesh një hipokrit dhe një tradhtar pranë vetes”.

Deri pak muaj më parë, vëllezërit Pogba ishin shumë të sintonizuar. Mathias, pas karrierës së tij fatkeqe si futbollist, ka punuar shumë si kolumnist dhe sipërmarrës. Ai krijoi Shoqatën “Golden Score”, e cila synon të këshillojë dhe ndihmojë sportistët të përgatiten për karrierën e tyre pas karrierës. Më 24 mars, në Instagram, kampioni i Juventusit ka uruar vëllain e tij për këtë aktivitet të ri.

Shpërndaje në: