Policia federale e Brazilit nis hetimet ndaj lojtarëve të Argjentinës – rrezikojnë nga pesë vite burg

Policia federale e Brazilit nis hetimet ndaj lojtarëve të Argjentinës – rrezikojnë nga pesë vite burg

Policia federale e Brazilit ka hapur investigime për lojtarët e Argjentinës që luajnë në Premier League, si pasojë e ndodhive të mbrëmshme.

Mbrëmë gjatë ndeshjes Brazil – Argjentinë, policia braziliane hyri në fushën e blertë së bashku me disa punonjës shëndetësorë për të ndërprerë ndeshjen.

Krejt kjo si pasojë e disa lojtarëve argjentinas që luajnë në Premier League. Bëhet fjalë për Emiliano Martinez, Giovani Lo Celso, Sergio Romero e Emiliano Buendia, përcjell Periskopi.

Sipas raportimeve, ata kanë falsifikuar dokumentacion për t’u paraqitur në këtë ndeshje, duke mos respektuar protokollet e autoriteteve braziliane.

Tani, policia federale ka hapur hetime ndaj tyre dhe thuhet se nëse ata janë fajtorë, ata rrezikojnë të dënohen me deri pesë vite burg, përcjell Periskopi.

Tottenham kanë bërë të ditur se Lo Celso e Romero do të dënohen me gjoba për këtë incident. /Periskopi/

Shpërndaje në: