Policia gjen armë pa leje në një shtëpi në Gjilan(FOTO)

Policia gjen armë pa leje në një shtëpi në Gjilan(FOTO)

Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan përmes rrugëve operative ka pranuar informacion se i dyshuari D.S. (viti i lindjes 1959, mashkull kosovar shqiptar) nga fshati Gumnishtë është në posedim të armëve pa leje përkatëse.

Në koordinim me prokurorin e shtetit dhe në mbështetje të njësiteve të tjera releveante sot u krye një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale për gjykatën:

Një pushkë automatike AK47 e kalibrit 7.62 mm, dy karikatorë të armës automatike AK47, 24 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe një pistoletë  EKOL SPECIAL 99 e kalibrit 9 mm.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt në Prokurorinë Themelore.

Shpërndaje në: