Policia i gjen dy armë brenda BMW-së, arrestohet një person në Prishtinë

Policia i gjen dy armë brenda BMW-së, arrestohet një person në Prishtinë

Njësia e Reagimit të Shpejtë e Policisë së Kosovës e kanë ndaluar një veturë të tipit “BMW” dhe brenda saj kanë gjetur dhe konfiskuar dy revole dhe tre fishekë.

Policia me këtë rast e ka arrestuar një person me inicialet F.K, 38 vjeç.

Rasti ka ndodhur në lagjen “Vetërnik” rreth orës 19:00.

Njoftimi i plotë:

Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht zyrtarët e Njësitit të reagimit të shpejtë, sot rreth orës 19:00, në lagjen Veternik, për kontrollë rutinore, kanë ndaluar një veturë të tipit BMW.

Pas një kontrolli të detajuar që i është bërë 2 personave që ishin automjet, policia ka arritur që në trupin e ngasësit dhe në automjet, të gjej dhe të sekuestroj:

-dy (2) armë, si dhe
-3 fishekë.

I dyshuari;

-F.K mashkull 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
është dërguar në stacionin policor jugu në Prishtinë dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.

Shpërndaje në: