Policia italiane sekuestron pasuritë e arkitektit të lidhur me Rusinë

Policia italiane sekuestron pasuritë e arkitektit të lidhur me Rusinë

Policia e Italisë ka sekuestruar gjësende me vlerë mbi 141 milionë euro nga një arkitekt që projektoi një pronë luksoze në Detin e Zi, e cila është quajtur “Pallati i Putinit” nga kundërshtarët e presidentit rus.

Policia tatimore dërgoi një deklaratë më herët të mërkurën duke thënë se kishte sekuestruar pasuritë nga një “profesionist i njohur” në Brescia, një qytet në Italinë veriore, duke përmendur shkeljet e tatimore.

Dy burime i thanë Reuters se asetet i përkisnin Lanfranco Cirillo, i cili projektoi një pronë të madhe në Detin e Zi në Rusi që u bë e njohur si “pallati i Putinit”.

Avokati i Cirillo konfirmoi se asetet e klientit të tij ishin sekuestruar, por tha se ai nuk ishte fajtor për ndonjë keqbërje në lidhje me taksat italiane, duke shtuar se ai ishte vendosur në Rusi për shumë vite dhe kishte marrë nënshtetësinë ruse në vitin 2014.

“Arkitekti, i cili ndodhet në Moskë, është shumë i zhgënjyer nga fakti se pasi ka blerë disa prona prestigjioze dhe vepra arti në Itali, si dhe i ka siguruar për gruan dhe vajzën e tij janë përdorur për të argumentuar se ai falsifikoi lëvizjen e tij jashtë vendit”, tha avokati Stefano.

Një helikopter, prona luksoze, para, bizhuteri dhe vepra të rëndësishme arti ishin midis sendeve të sekuestruara, sipas policisë tatimore në Brescia.

Presidenti Putin ka mohuar çdo lidhje me pronën luksoze në Detin e Zi, shkruan Reuters

Shpërndaje në: