Policia ka liruar personin që e rrahu mbrëmë

Policia ka liruar personin që e rrahu mbrëmë

Është liruar nga qendra e ndalimit personi që u arrestua mbrëmjen e djeshme nga policia, në sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë.

Një portal mëson që B.S. që u arrestua mbrëmë tashmë është liruar.

Kjo është konfirmuar edhe nga avokati i tij, Fanol Krasniqi.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha gjatë ditës e ka sqaruar rastin, ku thotë se personit në fjalë iu është tërhequr vërejtja disa herë, por nuk ka përfill urdhërat e zyrtarëve policor, kur atij iu është kerkuar dokumenti i identifikimit nga zyrtaret dhe ka kuptuar se po i shënohet fletëparaqitje  sipas ligjit ka filluar të përdorë shprehje ofenduese dhe kercenuese, duke shfaqur poashtu sjellje arrogante kundrejt zyrtarëve policor.

“Më pas ai ka ngritur dorën në drejtim të zyrtarve policor ku të njejtit janë detyruar të përdorin forcën e domosdoshme, proporcionale duarthatë për ta venë nën kontroll të dyshuarin”, u shpreh Hoxha.

Edhe Inspektoriati Policor ka nisur hetimet për këtë arrestim.

“Hetuesit e Inspektoratit Policor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes si dhe prokurori kujdestar dhe kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore lidhur me këtë rast”, thuhet në komunikatën e tyre lëshuar mediave.

Shpërndaje në: