Policia nuk i dëgjon deputetet Izmaku-Deliu

Policia nuk i dëgjon deputetet Izmaku-Deliu

 Dy deputetet e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra dhe Xhevahire Izmaku dukeshin të entuziazmuara kur u nisën për në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri e që është ish-kryetari i partisë së tyre.

Të dy deputet u detyruan që t’i bënin disa metra më shumë pasi policët që kujdeseshin për sigurinë e ceremonisë në të cilën inaugurohej Hashim Thaçi si president iu rekomanduan atyre që të ndërronin rrugën pasi deputetët në fjalë ishin pak me vonesë.

Deputetja Xhevahire Izmaku ka thënë për “zëri.info” se ato nuk u penguan nga policia porse vetëm u rekomanduan që të vazhdonin drejt hyrjes zyrtare. Më poshtë gjeni deklaratën e deputetes Izmaku.

“Policia sot jo qe nuk na ndaloi, por na uroi per presidentin dhe na orientoi per hyrjen zyrtare !

Sepse ne po ecnim bashke me qyte-taret mes te sheshit dhe u vonuam duke u përshëndetur me plot qytetare qe kishin kureshtje për ceremoninë!

Krenare me policinë tone !”

 

Shpërndaje në: