Policia për një ditë i dënoi 1561 qytetarë për pandeminë, 1570 tjerë për rregulla trafiku

Policia për një ditë i dënoi 1561 qytetarë për pandeminë, 1570 tjerë për rregulla trafiku

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës janë shqiptuar gjithsej 1 mijë e 561 tiketa për qytetarët që dyshohet se nuk kanë respektuar masat kundër Covidit. Po ashtu, janë dënuar edhe 1 mijë e 570 qytetarë që si shofer kanë shkelur rregullat e komunikacionit.

Zakonisht, një tiketë më e vogël e pandemisë për një qytetar këmbësor që nuk vë maskën siç duhet është 35 euro. Tiketat e tjera shkojnë në qindra e madje edhe mijëra euro.

Kjo bën që kuleta e shtetit të përforcohet në baza të përditshme të marrë miliona euro.

Policia ka njoftuar se kanë ndodhur 50 aksidente trafiku, 23 prej të cilave me persona të lënduar dhe 27 të tjera vetëm me dëme materiale.

Në njoftimin e bërë nga Policia thuhet se janë arrestuar edhe 32 persona, 25 prej tyre janë dërguar në mbajtje kurse tre në vuajtje të dënimit.

Shpërndaje në: