Policia s’e raporton fare kërcënimin ndaj kryeministër Albin Kurtit në Raportin 24-orësh

Policia s’e raporton fare kërcënimin ndaj kryeministër Albin Kurtit në Raportin 24-orësh

Gjatë ditës së djeshme u raportua nga Qeveria e Kosovës se ishte kërcënuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Qeveria nuk dha asnjë informacion shtesë në lidhje me kërcënimin, por forca të shtuara të policisë dhe Njësisë Speciale u panë te shtëpia e kryeministrit.

Sidoqoftë, në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, për çudi nuk ka asnjë raportim për kërcënim, qoftë edhe të padetajuar.

Vetëm Drejtoria Rajonale në Prishtinë ka raportuar plot 17 raste të ndryshme, prej të cilave asnjëri nuk është kërcënim.

Sa i përket statistikave të përgjithshme, Policia lajmëron se janë arrestuar 22 persona gjatë ditës së djeshme, derisa 16 të tjerë janë në mbajtje. /Periskopi

Shpërndaje në: