Policia sekuestron mjaltë me vlerë mbi 20 mijë euro

Policia sekuestron mjaltë me vlerë mbi 20 mijë euro

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Komogllavë të Ferizajt, është ndaluar një furgon W, që ishte futur në rrugët ilegale në Kosovë nga Maqedonia e Veriut.

Gjatë kontrollit të furgonit janë gjetur 2040 kg mjaltë, vlera e të cilës sillet mbi 20 mijë euro, dy aparate të kafesë, më pas kafe, filterë të kafesë dhe gjëra tjera përcjellëse. Shuma e aparateve të kafeve sillet rreth 270 euro, ndërsa e gjërave tjera llogaritet 3333 euro.

Furgoni drejtohej nga i dyshuari SH.M., shtetas i Kosovës.

“Me rast është duke u marrë Njësia e Hetimeve Rajonale e Drejtorisë Kufitare Lindje. Në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse pas hetimeve preliminare malli i konfiskuar do t’i dorëzohet Doganave të Kosovës”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Shpërndaje në: