Politikani kenian uron Vjosa Osmanin: Thotë që burri i saj, Prindoni, ka edhe një grua tjetër

Politikani kenian uron Vjosa Osmanin: Thotë që burri i saj, Prindoni, ka edhe një grua tjetër

Një politikan nga Kenia derisa ka shkruar në Twitter për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente të vendit, ka bërë një huqje të madhe.

Mbuvi Gideon Kioko ka uruar Osmanin për postin e presidentes, por ka gabuar rëndë kur ka thënë se ajo vjen nga një martësë poligame [martesa e një burri me disa gra njëkohshëm, apo edhe e një gruaja me disa burra njëkohshëm].

Nuk dihet se cilave informacione i është referuar ky politikan.

“Znj. Vjosa Osmani (38), gruaja e dytë në një martesë poligame të krijuar është zgjedhur si Presidentja e re e Kosovës. Urime Zonja Presidente”, ka shkruar Mbuvi Gideon Kioko.

Politikani Sonko Mbuvi Gideon Kioko i njohur Mike Sonko, ka shërbye si guvernatori i dytë i Nairobi. Ai u largu nga zyra e guvernatorit nga një formë e fajësimit nga Senati i Republikës së Kenisë për keqpërdorime.

Sa i përket poligamisë, në Kosovë legjislacioni në fuqi nuk e lejon martesën me më shumë se një person.

Shpërndaje në: