Politikë dhe futboll në të njejtën kohë – presidenti i klubit kosovar i bashkohet partisë politike

Politikë dhe futboll në të njejtën kohë – presidenti i klubit kosovar i bashkohet partisë politike

Presidenti i klubit të Gjilanit, Florim Zuka, është bërë pjesë e Partisë Nisma për Kosovën, shkruan Zëri, transmeton Periskopi.

Zuka është një ndër biznesmenët me të fuqishëm kosovarë ndërkohë që në vitet e fundit ka investuar më të madhe edhe në futboll në klubin nga Anamorava.

Gjilani nën drejtimin e tij nuk po përballet me krizë financiare, mirëpo sukseset ende janë duke munguar.

Në edicionin e fundit, ky klub i shpëtoi mbetjes në elitë vetëm përmes zonës së barazhit.

Gjilani që drejtohet nga trajneri Gentian Mezani,para fillimit të kampionatit, ka bërë disa transfere tejet cilësore derisa synohen majat e futbollit në Superligën e Kosovës. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: