Politologu Smajlaj: Kryeministër, mos po të pëlqen bashkëjetesa me krimin?

Politologu Smajlaj: Kryeministër, mos po të pëlqen bashkëjetesa me krimin?

Politologu kosovar, Avdi Smajlaj ka bërë një postim qortues ndaj Qeverisë Kurti në lidhje me vendimin për heqjen e pagesës për studentët në arsimin e lartë publik.

Smajlaj ka deklaruar se një gjë e tillë nuk përkon me përmirësimin e cilësisë në arsim.

Ai i ka shtruar një varg pyetjesh kryeministrit, nëse vendimi në fjalë rrit ose jo cilësinë në fushën e arsimit të lartë, përcjell Periskopi.

“Kryeministër, pse nuk ndërmerrni masa për sistemin antiplagjiat në universitete? Apo, po u pëlqen të bashkëjetoni me krimin?” – ka pyetur Smajlaj.

Kosova ka pasur probleme të mëdha me punimet shkencore të profesorëve universitarë të universiteteve publike.

Statusi i plotë:

Meqenëse jam marr dhe vazhdoj të merrem me çeshtjet e arsimit, e ndiej obligim qytetarë të reagoj ndaj ‘reformës’ në arsim të quajtur arsimi falas.

  1. Kryeministër, problemi esencial në arsim, përfshi arsimin e lartë në Kosovë është CILËSIA, jo pagesa prej 25 Euro për 6 muaj në një semestër.

Me arsimin falas ju nuk po trajtoni problemet që ka arsimi, për ti zgjidhur ato për të mirën e vendit e shoqërisë.

Kjo pagesë nuk është fare në listën e problemeve që ka arsimi. Kjo është çështje e politikave sociale jo politikave të arsimit.

Të lutem më thuaj si e përmirëson CILËSINË në arsim, heqja e pagesës prej 25 Euro për semestër?

A e përmirëson mësimdhënien?

A e përmirësin mësimnxënien?

A i shërben zhvillimit të hulumtimeve shkencore, ku Kosova është më së keqi në rajon?

A e lufton plagjiaturën tek mësimdhënësit?

A i zhvillon kompetencat, njohuritë e shkathtësitë te studentët?

A e rrit hapësirën e nevojshme për studentët?

A e përmirëson raportin mësimdhënës/student?

A e rrit mundësinë e qasjes në literaturë të mësimdhësve e studentëve?

A e bën diplomën tonë të krahasueshme të paktën me shtetet që prijnë në rajon?

A i rrit mundësitë e paisjes me laboratore të nevojshme programet përkatëse të studimit?

A i përmirëson shërbimet arministrative që marrin studentët, që janë nën çdo nivel?

Kryeministër, pse nuk ndërmerrni masa për sistemin antiplagjiat në universitete? Apo, po u pëlqen të bashkjetoni me krimin?

Më mirë do të ishte ta mbaje këtë konferencë me ministrin e politikave sociale, se sa me atë të arsimit.

Kryeministër, nuk do të kishim reaguar sikur të kishim një shtet tjetër alternativë, shteti B, ku mund të vazhdojmë jetën e ku mund ta ndërtojmë të ardhmën e fëmijëve tonë.

Në këtë vend kemi lindur, këtu do të vdesim, e do të përpiqemi pa ndalur ta bëjmë atë më të mirë, pavarësisht çka mendojnë e veprojnë udhëheqësit që ishin dje, janë sot, e do të janë nesër.

Udhëheqësit shkojnë e vijnë e shkojnë, vendi është i yni.

Shpërndaje në: