Postohen pamje të papara më herët të Khabibit duke luftuar me babain që i vdiq nga Covid-19
Babai i Khabibit, Abdulmanap Nurmagomedov, tragjikisht vdiq në korrik të këtij viti në moshën 57-vjecare, pas një komplikimi me shëndet që erdhi si pasojë e infektimit me Covid-19.
Vdekja e tij goditi rëndë Khabibin, për të cilin shumë dyshonin nëse do të futej në oktagon përsëri për t’u ndeshur, sidomos pasi babai i tij ishte edhe trajneri personal i rusit për një kohë të gjatë, transmeton Periskopi.
Mirëpo, Khabibi zhvilloi edhe një luftë për ta mbajtur titullin e UFC-së në kategorinë e lehtë kundër Justin Gaethje, me rusin që konfirmoi pensionimin pas luftës me arsyetimin se nuk dëshironte të ndeshej më pa babanë e tij.
Në mëngjesin e sotëm, e mërkurë, Khabibi ka shpëndarë një video prekëse në Instagram të tij dhe babait të vet duke qeshur dhe luftuar së bashku, me titullin: ”Ishte koha më e mirë, baba.”
Shikoni videon më poshtë. /Periskopi.com/



