Presidentes s’i bën për kritikat rreth kryetarit të KQZ’së: Llafe, llafe po thotë Dafina

Presidentes s’i bën për kritikat rreth kryetarit të KQZ’së: Llafe, llafe po thotë Dafina

Presidentja Vjosa Osmani ka nguluar këmbë se veprimi i saj ishte duhuri kur e shkarkoi kryetaren e KQZ’së, Valdete Dakën, ani pse vëzhguesit e BE’së konstatuan se e kishte shkelur ligjin, ndërkohë mori edhe kritika të shumta, transmeton Periskopi.

‘’Absolutisht. Pa asnjë dyshim. Diasporën i trajtoi si qytetarë të kategorisë së dytë. Të gjitha këto më kanë bindur se shkelja e integritetit është bërë nga Daka. Daka ka mbajtur anshmëri politike’’, tha ajo në Prime Time.

Tutje ajo për kritikat në këtë vendim dhe emërimin e ri, u përgjigj çuditshëm duke cituar një pjesë të këngës së Dafina Zeqirit.

‘’LLafe llafe, qysh thotë Dafina’’.

Ndërsa Osmani pas deklaratës së Dakës se do ta dërgojë lëndën në Kushtetuese, u përgjigj:

‘’Është e drejtë e secilit që të dërgojë rastin në gjykatë. S’ka asgjë që e nfalon një president që të emërojë dikë tjetër në KQZ’’.PERISKOPI/

Shpërndaje në: