Presidenti i La Liga: Nuk kam probleme me Laporta, me Perez është problemi më i thellë

Presidenti i La Liga: Nuk kam probleme me Laporta, me Perez është problemi më i thellë

Presidenti i La Liga, Javier Tebas, ka dhënë disa komente për raportet e tij me dy presidentët e skuadrave më të mëdha në La Liga.

Joan Laporta dhe Florentino Perez kanë pasur disa probleme së fundmi me kreun e La Liga, por ky i fundit e konsideron si problem vetëm presidentin e ‘Los Blancos’.

“Me Laportan nuk jam në zënkë. Nuk jam në konflikt me të; ai dhe Barca janë kritikë, kurse problemi me Perez është shumë më i thellë, sepse ai është krejtësisht gabim rreth La Ligas”, ka thënë Tebas, përcjell Periskopi.

“Në anën tjetër, Barcelona nuk është e thellë ideologjikisht”, shtoi presidenti i La Liga.

Barcelona dhe Real Madrid kanë mos-marrëveshje me La Liga që kur refuzonin marrëveshjen e CVC. /Periskopi/

Shpërndaje në: