Presidenti i Shqipërisë, ka bërë homazhe në varrin e ish presidentit Rugova

Presidenti i Shqipërisë, ka bërë homazhe në varrin e ish presidentit Rugova

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, pas takimeve me krerët e institicioneve të vendit, presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca, ka bërë homazhe tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Begaj e ka vlerësuar Rugovën si një udhëheqës vizionar dhe themelues të pavarësisë së Kosovës. Ai ka thënë se vizioni i tij është shembull frymëzimi për të gjithë politikanët në Kosovë dhe Shqipëri.

Presidenti shqiptar do të vazhdojë homazhet në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Shpërndaje në: