Presidenti i Shqipërisë sot e viziton Kosovën, kjo është agjenda

Presidenti i Shqipërisë sot e viziton Kosovën, kjo është agjenda

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, sot do ta vizitojë Kosovën zyrtarisht – një ditë pasi e mori pozitën e të parit të shtetit shqiptar.

Ai fillimisht do të takohet me homologen e tij, Vjosa Osmani – duke filluar nga ora 10:00. Pas takimit do të ketë konferencë të përbashkët.

Më pas, në ora 12:15, presidenti i Shqipërisë do të takohet me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca.

E në ora 13:00 e ka në agjendë takimin me kryeministrin Albin Kurtin.

Po ashtu, ai do të bëjë homazhe te varri i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, në ora 15:45.

E në ora 16:35 homazhe do të bëjë edhe te varrezat e familjes Jashari.

Shpërndaje në: