Presidenti Thaçi largohet i pari nga takimi i liderëve të shtetit

Presidenti Thaçi largohet i pari nga takimi i liderëve të shtetit

Presidenti i vendit Hashim Thaçi raportohet se ka qenë i pari ai që ka lëshuar mbledhjen me partnerët e koalicionit qeverisës, takim ky i paparalajmëruar që ndodhi sonte në njërin nga restaurantet në Prishtinë.

Klan Kosova ka parë të dal nga kjo mbledhje edhe zëvendëkryeministrat, Fatmir Limaj e Dardan Gashin.

Brenda ambientit ku po zhvillohej takimi mësohet të jenë brenda aktualisht kryeministri Ramush Haradinaj, ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli si dhe ministri i Tregtisë, Endrit Shala, njofton Klan Kosova.

Ky takim i krerëve institucionalë erdhi pas letrës së fundit të arritur në adresë të tyre nga zyrtarët e shtetit më të fuqishëm në botë, Amerikës, lidhur me çështjen e taksës 100%.

 

Shpërndaje në: