Presidentja Osmani takohet me Lajçak

Periskopi.com Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot në ora 10:10 do të ketë takim me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Takimi do të mbahet në Kabinetin e Presidentes.

Për ta përcjell këtë takim, gazetarët janë të obliguar të dëshmojnë se janë vaksinuar, në të kundërtën nuk do të lejohen.

Kujtojmë se Lajçak vizitën në Kosovë e ka filluar të mërkurën, ndërsa ka takuar kryeministrin Albin Kurti, kryekuvendarin, Glauk Konjufca, partitë politike dhe përfaqësuesit e bizneseve.

Shpërndaje në: