Prilo e do me çdo kusht yllin e Real Madridit

Prilo e do me çdo kusht yllin e Real Madridit

Edhe pse Juventusi planifikon ta ndërtojë të ardhmen rreth Paulo Dybalas, Real Madridi është duke u angazhuar për nënshkrimin e tij.

Zonja e Vjetër është duke planifikuar kontratë afatgjate për argjentinasin, të cilin planifikon ta bëjë edhe kapiten në vitet e ardhshme.

Sidoqoftë, Sport Mediaset bën të ditur se Reali është i gatshëm ta ofrojë Toni Kroosin ose Iscon si pjesë e marrëveshjes së transferimit të 26-vjeçarit.

Oferta e klubit mbretëror kap shifrën prej 100 milionë eurosh, para plus njërin nga mesfushorët.

Megjithatë, Juventusi vështirë se mund ta lejojë largimin e Dybalas, edhe pse Isco është një prej preferencave të trajnerit të ri, Andrea Pirlo.

Shpërndaje në: