Prishtina – Dukagjini, ndeshja hapëse e xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës

Prishtina – Dukagjini, ndeshja hapëse e xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës

Sot rikthehet në aksion elita e futbollit kosovar.

Me ndeshjen mes Prishtinës dhe Dukagjinit hapet xhiroja e 14-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Kryeqytetasit hyjnë në këtë ndeshje me trajnerin e ri Abdualah Ibrakoviq i cili synon ta nis me fitore.

Prishtina momentalisht ka 17 pikë ne vendin e gjashtë, kurse Dukagjini zë vendin e tetë me 14 pikë.

Nesër luhen edhe tri duele tjera nga ora 13:00, Drita-Drenica, Feronikeli-Malisheva dhe Ulpiana-Gjilani.

Dueli i fundit i kësaj xhiroje luhet të dielën nga ora 13:30 ku takohen Llapi dhe Ballkani.

Shpërndaje në: