Prishtina fiton pastërt ndaj Trepçës ’89
Prishtina ka realizuar fitore të pastërt kundër Trepçës ’89, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 13-të të Superligës së Kosovës.
Kryeqytetasit triumfuan me rezultat 4:2 në stadiumin ”Fadil Vokrri”.
Sabien Lilaj nga penalltia dhe Leotrim Kryeziu fillimisht shënuan për vendasit, para se Sie të ngushonte avantazhin.
Në pjesën e dytë, skuadra e Zekirja Ramadanit shënoi edhe dy herë përmes Besnik Krasniqit dhe Mankendës, kurse Arbnor Muja vulosi rezultatin përfundimtar 4:2.
Pas kësaj fitore, Prishtina ngjitet në vendin e katërt me 18 pikë, kurse Trepça ’89 me 14 pikë mban vendin e tetë



