Prishtina mban hapin e Feronikelit, Korenica i pandalshëm

Prishtina mban hapin e Feronikelit, Korenica i pandalshëm

Prishtina ka fituar derbin e rivalëve të moçëm ndaj Lirisë me rezultat 3-0.

Kuptohet epiteti i derbit këtë edicion lë shumë për t’u dëshiruar, pasi prizrenasit nuk janë as për së afërmi klubi me traditë që e njohin gurmanët e futbollit kosovar.

Ashtu si edhe në fundjavë, fitorja vie nga Meriton Korenica, i cili pas dy-golëshit ndaj Ballkanit, sonte realizoi sërish një të tillë, duke e dërguar skuadrën e tij në pozitën e dytë, aty ku momentalisht po qëndronte Llapi. Golin e parë për vendasit e shënoi Ergyn Ahmeti në pjesën e parë.

‘Bardhekaltërit’ shkojnë në kuotën e 56-të pikëve dhe kanë tre më pak se Feronikeli, që sot fitoi në çastet e fundit ndaj Ballkanit.

Xhiron e ardhshme, Prishtina udhëton në Ferizaj, kurse Liria në “Përparim Thaçi” e pret Feronikelin.

Shpërndaje në: