Pritja sensacionale e David de Geas mbrëmë, është ëndrra e çdo portieri

Pritja sensacionale e David de Geas mbrëmë, është ëndrra e çdo portieri

David de Gea është kritikuar shumë në vitet e fundit, por ylli i Manchester Unitedit dëshmoi se ende është nivel elitar i portierëve kundër Wolvesit, të dielën.

30-vjeçari dhuroi dy pritje të jashtëzakonshme në mesin e pjesës së dytë, për ta mbajtur portën e Man Unitedit të paprekur.

Romain Saiss mposhti Raphael Varanen në një duel ajror nga një këndore, për ta detyruar spanjollin të bënte pritjen e parë, me De Gean që pastaj dhuroi një pritje tjetër magjike me instikt, për t’i mohuar golin mbrojtësit nga afërsia.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: