Pritjes i erdhi fundi: Sot rikthehet futbolli kosovar në aksion me ndeshjen e Kupës

Pritjes i erdhi fundi: Sot rikthehet futbolli kosovar në aksion me ndeshjen e Kupës

Ndeshja Prishtina – Drenica, do të hyjë në një pjesë të historisë së futbollit tonë.

Do të jetë takimi i parë që zhvillohet pas tre muaj pauzë shkaku i pandemisë.

Ndeshja vlen për gjysmëfinalen e parë të DigitAlb Kupës së Kosovës dhe luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Takimi nis në ora 18:00 dhe transmetohet direkt në SuperSport Kosova.

Asnjë tifozë nuk do të jetë i pranishëm, zyrtarëve të takimit dhe mediave.

Shpërndaje në: