Probleme për mesfushën e Liverpoolit – Thiago do të mungojë gjatë

Probleme për mesfushën e Liverpoolit – Thiago do të mungojë gjatë

Mesfushori i Liverpoolit, Thiago Alcantara do të mungojë deri në gjashtë javë për shkak të dëmtimit të ‘zogut të këmbës’ që pësoi në barazimin 2-2 të së shtunës në Fulham.

Sipas ‘The Athletic’, Thiago rrezikon të mungojë gjatë dhe kjo do të jetë një goditje për Liverpoolin e Klopp, shkruan Periskopi.

Thiago pritet të mungojë deri në mes të shtatorit që do të thotë se ai do të mungojë në ndeshjet e ardhshme të Premierligës kundër Crystal Palace, Manchester United, Bournemouth, Newcastle, Everton dhe Wolves.

Shpërndaje në: