Profesori i njohur: Pse Albin Kurti s’po e përmend më kapjen e shtetit?

Profesori i njohur: Pse Albin Kurti s’po e përmend më kapjen e shtetit?

Profesori i njohur i marrëdhënieve ndërkombëtare, Avdi Smajlaj, ka komentuar diskursin aktual të partisë në pushtet, Vetëvendosjes.

Ai është marrë veçanërisht me të ashtuquajturën “kapje e shtetit”, që sinjalizonte për punësimin e të afërmve dhe familjarëve në ndërmarrje publike, dhe ndikimin e tyre në vendim-marrje.

Por, Vetëvendosje nuk po e përmend më një çështje të tillë, përcjell Periskopi.

Smajlaj pyet si vijon: “A u bë çkapja, apo u normalizua kapja?”

Partia e Albin Kurtit është kritikuar se po kërkon të ndikojë në ndërmarrje të ndryshme publike por edhe në mekanizma tjerë të pavarur të pushtetit, derisa njëkohshëm ka bërë punësime familjare e partiake.

Statusi i plotë:

Çka ndodhi me KAPJEN e shtetit, institucioneve e kompanive publike?

Pse nuk është më pjesë e diskursit, nuk ishte as në retorikat e kësaj fushate, siç ishte dikur?

A u bë ÇKAPJA, apo u normalizua KAPJA?

Shpërndaje në: