Prokuroria ukrainase: Ushtari i parë rus do të dalë para gjyqit për vrasjen e një civili

Prokuroria ukrainase: Ushtari i parë rus do të dalë para gjyqit për vrasjen e një civili

Ukraina ka njoftuar se një ushtar rus do të dalë para gjyqit për vdekjen e një 62-vjeçari në rajonin Sumy të Ukrainës, sipas një deklarate të publikuar nga zyra e prokurorit të përgjithshëm të Ukrainës, të mërkurën.

Zyra e prokurorit të përgjithshëm tha se ka ngritur një aktakuzë kundër Vadim Shishimarin, komandant i njësisë ushtarake të rajonit të Moskës.

Hetimi pretendon se 21-vjeçari rus vrau një banor 62-vjeçar të paarmatosur, i cili po ngiste një biçikletë përgjatë rrugës në fshatin Chupakhivka në rajonin e Sumy më 28 shkurt.

Sipas deklaratës, forcat ruse hynë në fshat me një makinë të vjedhur dhe me rrota që i kishin të shpuara.

Gjatë rrugës, ata panë një burrë që kthehej në shtëpi dhe po fliste në telefon, sipas deklaratës. Një nga rusët urdhëroi një rreshter të vriste një civil në mënyrë që ai të mos i raportonte ushtrisë ukrainase, shkruan CNN.

Shishimarin qëlloi disa herë mbi kokën e banorit nga një dritare e hapur e një makine me kallashnikov, siç thonë prokurorët.

“Ai përballet me 10 dhe 15 vjet burg ose burgim të përjetshëm”, tha prokurorja e përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova, në një deklaratë në Facebook, duke njoftuar se ai është në paraburgim.

Shpërndaje në: