Protesta në Beograd për Novak Gjokoviqin

Protesta në Beograd për Novak Gjokoviqin

Dhjetëra njerëz janë mbledhur përballë Kuvendit të Serbisë në Beogradin qendror për të shfaqur mbështetjen e tyre për Novak Gjokoviqin.

Kjo erdhi pasi babai i yllit të tenisit i shtyri tifozët që t’i kundërpërgjigjeshin vendimit të Australisë për të refuzuar hyrjen e tij në vend.

Zyrtarët kufitarë thanë se ai kishte dështuar të ofronte provat adekuate se përbënte përjashtim mjekësor nga rregullat e vaksinimit me koronavirus, raporton BBC, përkthen Periskopi.

Tenisti, që arriti në Melbourne për turneun prestigjioz Australian Open pasi iu lejua përjashtimi nga autoritetet, po mbahet në një hotel me emigrantë.

Babai i tij, Sërxhani [Srdjan], i tha një konference për shtyp se kushtet në hotel ishin të tmerrshme.

“Turp ju qoftë që po ia bëni këtë gjë novakit, tenistit dhe sportistit dhe njeriut më të mirë në botë. Nuk do ta gjunjëzoni. Ai do të luftojë kundër kësaj. /Periskopi

Shpërndaje në: