Protesta në kohën e Koronavirusit: Si u shenjua 8 marsi në botë?

Protesta në kohën e Koronavirusit: Si u shenjua 8 marsi në botë?

Marshet për të rritur ndërgjegjësimin kundër diskriminimit ndaj grave po ndodhin në mbarë botën për të shënjuar Ditën Ndërkombëtare të Grave, 8 marsin.

Protestat ishin të përhapura gjithandej dhe kishte pjesëmarrje të lartë pavarësisht frikës për koronavirus.

Në mbarë botën 8 marsi është shënuar si ditë e veçantë për gratë qe më shumë se një shekull, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

Ajo u rritur nga një lëvizje punëtore për t’u bërë një event i përvitshëm i njohur nga OKB-ja. Edhe sivjet, një marsh u mbajt në Prishtinë.

Gratë në kufirin e Turqisë me Greqinë mbajtën një demonstratë duke kërkuar që t’iu lejohej kalimi në Ditën Ndërkombëtare të Grave. Ka pasur përplasje të ashpra mes emigrantëve dhe forcave kufitare greke, ndërsa këto gra kërkojnë hyrjen në BE.

Ndërkohë që gratë në Bangladesh kanë luajtur basketboll në kryeqytetin e këtij vendi, Dhaka, në një ndeshje të organizuar apostafat për këtë ditë.

Në Pakistan marshet zunë vend në shumë qytete të ndryshme për t’i dalë kundër kërcënimeve të dhunshme.

Në kryeqytetin e Kirgiztanit, Bishkek, policia arrestoi dhjetëra aktiviste për të drejta të grave pak pasi një burrë i maskuar u raportua se kishte sulmuar marshueset. Aktivistët kanë thënë se të drejtat e grave po përkeqësohen në vend.

Gratë në kryeqytetin e Spanjës Madrid bërtitën dhe goditën tenxhere e fërtere për të shënjuar fillimin e festës së kësaj dite.

Shpërndaje në: