PSD gati për nesër: Tash le të bëhet gati Qeveria (Foto)

PSD gati për nesër: Tash le të bëhet gati Qeveria (Foto)

Partia Socialdemokrate ka paralajmëruar se nesër nga ora 14:00 do të protesojnë, duke filluar nga sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Protesta do të jetë kundër vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), për shtrenjtim të energjisë elektrike.

E tani ata përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kanë bërë të ditur se janë bërë gati për këtë protestë.

“Ne jemi gati, tash le të bëhet gati Qeveria”, thuhet në postimin e tyre.

Shpërndaje në: