PSD pasi Trendafilova anuloi vizitën: Qëllimi u arrit, plani i propagandës nuk kaloi

PSD pasi Trendafilova anuloi vizitën: Qëllimi u arrit, plani i propagandës nuk kaloi

PSD është deklaruar pasi Trendafilova anuloi vizitën e saj në Gjilan, për çka pati plane për protestë nesër.

Njoftimi i PSD’së:

Anulimi i takimit të mbyllur të znj Trendafilova për herë të dytë e ka konfirmuar një fakt të rëndësishëm për këtë gjykatë: Gjykata Speciale është politike që tenton të menaxhoj opinionin publik dhe të normalizoj imazhin e saj aty.

Kjo gjykatë është e padrejtë dhe skandaloze. Takimet e mbyllura, në qetësi e të qeta shërbejnë për të normalizuar e tjetërsuar pikërisht këtë fakt mbi këtë gjykatë. Prandaj, karshi jehonës së zëri të qytetarëve të organizuar e revoltuar, këta zgjedhin strukjen.

Për shkak të anulimit të takimit të znj. Trendafilova në Kosovë, anulohet dhe protesta e organizuar për shkak të këtij takimi. Falënderojmë secilin qytetarë që ndihmoj në organizimin e secilën grua e secilin burrë që ishte i gatshëm të dilte në protestë e të shpërfaqte pakënaqësinë aty.

Shpërndaje në: