PSD sot dorëzon kallëzim penal ndaj ministrit Arben Vitia

Periskopi.com Lajme

Partia Socialdemokrate sot do të dorëzojë kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, kundër ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Në një njoftim për media, PSD ka bërë me dije se kallëzimi penal do të dorëzohet në orën 13:00.

“Sot, me datën 23 shtator (e enjte), duke filluar nga ora 13:00, Partia Socialdemokrate do të dorëzoj kallëzim penal në Prokurori, në lagjen Veternik”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, ngritjen e këtij kallëzimi penal e kishte paralajmëruar ditë më parë kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj.

Molliqaj kishte shkruar në Facebook se Vitia nuk po di ta menaxhojë pandeminë.

“Arben Vitia duhet të përgjigjet para prokurorisë. Veprimi i datës 12 gusht ka rezultuar me pasoja fatale për njerëzit. Ai ka vepruar në mënyrë tërësisht të papërgjegjshme dhe ka shpërdorur detyrën zyrtare. Kjo nuk do të kalojë lehtë. Një kallëzim penal e pret ditëve në vijim. Për fillim…”, kishte shkruar Molliqaj.

Shpërndaje në: