Pse fitorja e Ukrainës në Ishullin e Gjarprit mund të ketë rëndësi globale

Pse fitorja e Ukrainës në Ishullin e Gjarprit mund të ketë rëndësi globale

Është një betejë kyqe, si në aspektin strategjik, po ashtu edhe në atë simbolik.

Ishulli i Gjarprit shtrihet më pak se 40 kilomtera jashtë bregut të Ukrainës dhe është kontestuar me vendosshmëri që nga fillimi i pushtimit rus, shkruan BBC, përcjell Periskopi.

Në ditët e para, mbrojtësit e ishullit ishin bërë heronj kombëtarë kur i kishin thënë luftanijes ruse në Detin e Zi, Moskva, për t’u larguar nga aty, me terme disi më të dallueshme.

Që nga atëherë, të dy palët kanë luftuar për kontroll të ishullit të mbuluar me bari të shkurtër, me sulme të rregullta raketore.

Pavarësisht humbjeve, dukej se Rusia kishte konsoliduar kontrollin mbi ishullin; artileria, raketat dhe ushtarët, të gjithë ishin dërguar dhe dukej se po bënin rezistencë.

Por, sot, Komanda Operacionale e Ukrainës pretendoi për një fitore të madhe.

“Përgjatë natës, si rezultat i një skenimi të suksesshëm të operacionit ushtarak me sulme raketore dhe artilerike, armiku në shpejtësi evakuoi pjesën e mbetur të garisonit në Ishullin e Gjarprit me dy anije të shpejta… Tani për tani, ai është i mbuluar me zjarr dhe shpërthime”.

Së fundmi, Rusia ka pranuar se është tërhequr nga ishulli. Vizioni i tyre ndaj ngjarjeve është tjetër, duke thënë se ata janë larguar si një “hap i vullnetit të mirë” për “të ndihmuar Kombet e Bashkuara për të vendosur një koridor humanitar për të transportuar produktet bujqësore nga Ukraina”

Sidoqoftë e vërteta e çështjes, rimarrja e Ishullit të Gjarprit do të jetë një fitore e madhe për Ukrainën.

Nëse kjo do të sjellë për afër ditën kur Deti i Zi do të jetë sërish i sigurt për eksporte të mallrave, kjo është një fitore që mund të ketë rëndësi globale. /Periskopi/

Shpërndaje në: