“Pse nuk e lëvizni b*** kur une hi nëpër zyre”, zyrtari i sulmuar i Ibër-Lepencit tregon se si nisi sherri me shefin kapadai

Periskopi.com Lajme

Sot u raportua se dy zyrtarë të lartë të gjeologjisë janë përfshirë në një konflikt fizik, ku thuhej se Alban Çollaku, drejtor i Departamentit të Gjeologjisë Regjionale, ishte sulmuar dhe ishte kanosur nga Luan Morina

Çollaku këtë informacion e konfirmoi duke thënë se rreth orës 14:10, Morina i cili ishte i përcaktuar përkohësisht si zëvendës Drejtor Ekzekutiv i Shërbimit Gjeologjik te Kosovës e ka sulmuar atë.

“Po e është e vërtet, sot afërsisht rreth orës 14:10 , Luan Morina, I caktuar përkohësisht zëvendës Drejtor Ekzekutiv i Shërbimit Gjeologjik te Kosovës (Ministria e Ekonomisë), pas presioneve te shumta me ka kërcënuar dhe penguar (sulmuar) ne kryerjen e detyrës zyrtare”, pohoi ekskluzivisht Çollaku.

Sjelljet e agresive të Morinës ndaj Çollakut, sipas këtij të fundit nuk janë të reja pasi ai kishte vepruar pothuajse njëjte prej disa ditësh, madje i njëjti është thirrur në emër të Ministres së Ekonomisë, kinse ajo e ka dërguar që ta shkarkojë Çollakun.

“Nga koha qe është caktuar si zv.Drejtor Ekzekutiv I njëjti ka sjellje te tilla, madje edhe shantazhues duke u thirrur ne Ministren e Ekonomisë se gjoja ajo e paska dërguar për te na shkarkuar mua dhe Drejtorit e Departamentit te Gjeoinformacionit”, ka thënë ai për Insajderi.org.

I gjithë konflikti i ditës së sotme filloi kur Morina u nervozua pasi dy drejtorë të Departamentit të Gjeologjisë nuk lëvizën nga vendi kur ai hyri në zyre.

Përse nuk e lëvizni bothen kur unë hi neper zyre), ne e tejkaluam ketë situatë dhe sjelle jo etike dhe ne shpërputhje me legjislacionin ne fuqi, por pasi e njoftova se nga arkivi I Ministrisë kam pranuar një vendim me te cilin ministrja me kishe caktuar në një grup punues, i njëjta shprehi mllefin duke përdorur fjalor banal, dhe duke bërtitur se kush është ministrja te te caktoj pa me pyetur mua”, potencoi Çollaku.

Pas kësaj, Morina u drejtua me fjalorë kërcënues përdrejtë Çollakut dhe e porositi që ta bëjë pajisjen e veturave me goma dhe pajisje tjera.

“Pas kësaj bisede, I njëjti, me drejtohet me fjalor kërcënues duke me kërkuar pajisjen e veturave me goma dhe pajisje tjera, mirëpo edhe pse përsëri ja shpjegova se e kam adresuar në Divizionin e Logjistikes te cilët e kan ë marr përsipër këtë pune sepse është detyrë dhe përgjegjësi e tyre ligjore dhe unë nuk kam asnjë përgjegjësi ligjore dhe nuk mund te nënshkruaj asnjë procedurë prokurimi dhe nuk mund te beje asnjë shpenzim te paras publike, sepse bie ndesh me autorizimet ligjore, me kercnon dhe sulmon ne vendin e punës”, përfundoi Çollaku.