Pse pakësimi i ngrënies së mishit është gjëja më e mirë që mund t’ia bëni planetit më 2019

Pse pakësimi i ngrënies së mishit është gjëja më e mirë që mund t’ia bëni planetit më 2019

Ngrënia e mishit ka ndikim të madh në mjedis, duke nisur nga nxitja e ndryshimeve klimatike deri te ndotja e tokës dhe damarëve nëntokësorë të ujit. Riciklimi dhe udhëtimi me autobus në vend të veturës për në punë e kanë vendin e vet, por shkencëtarët po e vënë në pah një ndryshim më të thellë të stilit të jetës që do të ishte mënyra më e mirë për ta ndihmuar planetin tonë: të hamë shumë më pak mish.

Një kërkim shkencor i vitit të kaluar e ka bërë të qartë ndikimin e madh që ngrënia e mishit, veçanërisht ngrënia e biftekut dhe mishit të derrit, ka në mjedis përmes nxitjes së ndryshimeve klimatike dhe ndotjes së tokës dhe burimeve nëntokësore të ujit.

Bujqësia e industrializuar dhe fillimi i krizës më të rëndë të zhdukjeve të specieve që nga koha e dinosaurëve nënkupton që njerëzit dhe bagëtia tash përmbëjnë 96 për qind të të gjithë gjitarëve. Sidoqoftë, pavarësisht përdorimit të shumicës së tokës bujqësore, mishi dhe prodhimet e qumështit ofrojnë vetëm 18 për qind të të gjitha kalorive të ushqimit dhe rreth një të tretën e proteinave.

Mishi i kafshëve të fermës, përpos që është joefikas, është edhe i dëmshëm. Shpyllëzimi për krijim të hapësirave për ushqim kafshësh, bashkë me lirimin e metanit nga lopët, shkaktojnë lirim të gazrave në të njëjtës sasi sa gazrat e veturave, kamionëve dhe aeroplanëve të tërë botës. Praktika e kultivimit të kafshëve për mish rrezikon zhdukjen e kafshëve tjera dhe shkakton ndotje në përrenj, lumenj dhe oqeane.

Në tetor të vitit të kaluar, disa shkencëtarë thanë se ndryshimet klimatike mund të luftohen përmes zvogëlimit prej 90 për qind të konsumimit të mishit dhe pesëfishimit të konsumimit të bizeleve dhe ushqimeve tjera të imëta me prejardhje bimore.

Rënie duhet të pësojë edhe përdorimi i mishit të derrit, qumështit dhe vezëve, pasi numri i popullsisë në botë pritet të rritet për dy miliardë më shumë njerëz deri në vitin 2050. Hulumtuesit thonë se bota duhet të ndërrojë mënyrën e të ushqyerit për ta parandaluar rritjen e temperaturës globale mbi dy gradë, siç është caktuar me marrëveshje nga qeveritë botërore.

Janë propozuar një varg masash për ta arritur këtë qëllim. Në to përfshihet taksa për mishin e kuq dhe ushqimi i lopëve me alga deti për ta zvogëluar sasinë e metanit. Disa aktivistë kanë këshilluar që njerëzit të hanë më shumë insekte. Si zgjidhje më e arritshme shihet edhe promovimi i vegjetarianizmit përmes prodhimit të mishit artificial në laborator dhe përdorimit të ushqimeve tjera vegjetariane.

Pavarësisht rrugës së zgjedhur, ka ende shpresë se viti 2019 do të jetë pikë kthese për rregullimin e sistemit të çorganizuar botëror të ushqimit, shkruan “The Guardian”,

 

Shpërndaje në: