Pse Trumpi me bashkëpunëtorë kërkon shkatërrimin e BE-së?

Pse Trumpi me bashkëpunëtorë kërkon shkatërrimin e BE-së?

Administrata e Trumpit jo veç që nuk e pëlqen Bashkimin Evropian, por kërkon shkatërrimin e saj. Udhëtimi i bërë nga sekretari i shtetit të ShBA-ve, Mike Pompeo, për në Evropë javën e kaluar ishte episodi i tretë i një sulmi, të dizajnuar për të thelluar ndarjen lindje-perëndim brenda BE-së. Episodi i parë ishte fjalimi i vitit 2017 nga Trumpi në Varshavë, i mbushur me nacionalizëm nativist. Episodi i dytë ishte vendimi i vitit 2018 nga Trumpi për tarifat, dhe prishja e marrëveshjeve kyqe, si ajo nukleare me Iranin dhe traktatit për Forcat nukleare me rreze të ndërmjetme [INF]. Kësaj duhet t’i shtohet edhe inkurajimi i hapur për breksituesit [Brexiters: ata që bënin fushatë që Britania të dilte nga BE-ja], dhe vendimi për t’u tërhequr nga Siria. Të gjitha këto që i përmendëm më sipër i afektojnë interesat evropiane [përfshirë të Britanisë] në mënyra shumë konkrete.

Evropa po provon ta bëj rezistencën e saj. Angela Merkel, objektivi politik favorit nga Trumpi për t’u goditur në BE, mori një duartrokitje të zjarrtë të shtunën në konferencën vjetore të sigurisë në Munih për fjalimin e saj mbi virtytet e multilaterizmit. Por ndoshta ne ende nuk e kemi kuptuar krejtësisht se çka po heq BE-ja në këtë periudhë të re të Trumpit. Njeriu që tashmë po pëshpërit në veshët e Trumpit e ka emrin John Bolton, këshilltari i tij kombëtar i sigurisë. Marka e tij ideologjike anti-BE ishte në shfaqje të plotë gjatë turit të Pompeos në Budapest, Bratisllavë dhe Varshavë.

Pompeo ka bërë dy gjëra domethënëse. E para, ai efektivisht mori zotërimin e festimeve të 30-a të rënies së komunizmit në Evropën lindore duke ligjëruar mbi afërsinë e ShBA-së me kombet që luftuan për lirinë e tyre – krejt kjo ndërsa i jepte leje qeverive të djathta populiste për të cilat BE-ja ka bërë vërejtje se po bëjnë hapa prapa në demokracinë e tyre. E dyta, përmes vendimit të tij për destinacionet e vizitës, Pompeo amplifikoi ndarjen mes vendeve që dikur ishin prapa perdes së hekurt dhe të atyre që nuk ishin. Kjo mprehtësish luan me ndjeshmërinë e njerëzve, të manipuluar nga demagogët, që e kanë prishur kapacitetin e BE-së për të bashkuar vitet e fundit.

Kjo të kujtonte vitin 2003 kur, në përpjekjen për të invaduar Irakun, sekretari i mbrojtjes së ShBA-së, Donald Rumsfeld, përdori termin “Evropë e vjetër” [për keq] dhe “Evropë e re” [për mirë]. Por një dallim i madh është se sot projekti evropian po e ka të zorshme që të qarkullojë; më përpara optimistët besonin që ajo do ta “udhëhiqte shekullin 21”. Një artikull që Boltoni e shkroi në vitin 2000 ndihmon që ta përqendrojmë vëmendjen më shumë në strategjinë e Trumpit. I titulluar “A duhet ta marrim seriozisht qeverisjen globale?” sot mund të lexohet si një udhërrëfyes në qëllimet e administratës Trump për ta shkatërruar BE-në. Në të, Boltoni iu mëshon “globalistëve” që përpiqeshin të lidhnin shtetet kombe në një rrjet të normave dhe marrëveshjeve që e kufizonin sovranitetin. Ai thoshte që një mandat me vërtetë demokratik mund të ekzistojë vetëm brenda nivelit kombëtar. Ai po ashtu iu mëshonte OJQ-ve dhe shoqërisë civile [“që e sheh veten matanë politikave kombëtare”] dhe “pakufizueshmërisë” së institucioneve multi- apo  – supra-nacionale. BE-ja, thotë ai, “është burimi udhëheqës i politikave globaliste”.

Boltoni shkon më tej: ai e identifikon BE-në si një kërcënim për interesat e ShBA-së [vitin e kaluar Trumpi e quajti “kundërshtare”]. “Elitat evropiane” janë “të pakënaqura veç me transferimin e sovraniteteve të tyre kombëtare te Brukseli, ato po ashtu kanë vendosur, që të transferojmë edhe institucionet dhe normat botërore, duke e bërë BE-në një paraardhëse të qeverisjes globale”. Dhe ai e përshkruan BE-në si “të  ngjyrosur me anti-amerikanizëm”.

Trumpi ka bërë më shumë se çdo lider tjetër amerikan për të ushqyer sentimentin anti-amerikan në Evropë. Ajo çka na zbulon kjo është se shpjegimet konvencionale shpesh të dhuna për sulmet e Trumpit ndaj BE-së janë veç një pjesë e tablosë së përgjithshme. Tërbimi i Trumpit ndaj BE-së si një bllok i tregtisë, taktikat e tij për t’i shtyrë eksportet e armëve në kontinent, po ashtu me averzionin personal që ka ndaj Merkelit, janë thjesht përkthim i një lufte më të gjerë ideologjike rreth qeverisjes globale.

Mos mendoni që shkrimet që i bënte Boltoni në vitin 2000 nuk vlejnë më. Ashtu mund t’iu duket veç nëse besoni se administrata e Trumpit nuk ka kurrfarë ideologjie prapa, dhe vetëm interesa komerciale. Është e vërtetë se është e zorshme ta mendojmë Evropën e sotme si të aftë për ta sfiduar ShBA-në në skenën globale: në krahasim ka ushtri të dobët, dhe e ka duruar një dekadë krizash. E megjithatë, ajo mishëron diçka që Trumpi dhe Boltoni e përçmojnë. Dhe disa prej shteteve anëtare më të mëdhenj tash po provojnë të qëndrojnë rrugë që qartësisht e lodhin ekipin e Trumpit – ashtu si me mekanizma të reja për t’i shpërfillur sanksionet kundër Iranit.

Ndërkohë, megjithëse evropianët liberalë të qendërs mund të shpresojnë për një angazhim pozitiv të ShBA-ve në rajon – siç mund t’iu duket edhe premtimi i Pompeos për të mbështetur “medien e pavarur”, dhe për NATO-n që do ta përballte Rusinë – kjo nuk ka rëndësi nga ajo që do ta quaja si lajmi kryesor i vizitës së javës së shkuar.

Fjalët si “liri” dhe “pavarësi” dilnin nga goja e Pompeos derisa lavdëronte ata që i çanë diktaturat komuniste. Por nuk përmendu askund që BE-ja ndihmoi në vendosjen e demokracive në këto vende. Vlera e BE-së në këtë drejtim është më e lartë se e NATO-s – një aleancë që për vite më radhë kishte pjesë edhe autoritarë [si regjimi i Salazarit në Portugali, dhe i kolonelëve grekë në vitet 60], dhe që e bën sërish me Turqinë e Erdoganit.

Fjalët e Pompeos për lirinë, mbi të gjitha, e treguan mendimin e Boltonit. “Të gjithë amerikanët e festojnë lirinë e tyre individuale, dhe më së paku duan për të tjerët në botë që të kenë liritë e njëjta,” shkroi ai në vitin 2000. Megjithatë, duke sulmuar BE-në, ai shtoi që “të drejtat e njeriut” ishin shtrirë në shumë dimensione të ndryshme për t’u bërë komponente të rëndësishme të përpjekjeve globaliste për të detyruar dhe turpëruar detyrën e pavarur të autoritetit juridik dhe politik nga shtetet-kombe”. Sot, ai lloj të menduari përshtatet shumë mirë me populstët e djathtë në Varshavë dhe Budapest që ankohen për reagimet e BE-së ndaj shtypjes që i bëjnë medieve dhe gjyqtarëve.

Me më pak se 100 ditë deri në zgjedhjet e parlamentit evropian, Pompeo dregoi në Hungari me kryeministrin Viktor Orban, që kërkon të rivizatojë hartën politike të Evropës për t’iu përshtatur vizionit të tij të “demokracisë liberale”. Ata mund të mos jenë pajtuar për Rusinë, dhe është e vërtetë që Pompeo takoi edhe përfaqësues të OJQ-ve në Budapest, por kishte pak shenja të divergjencave me Orbanin në lidhje me vlerat. Është e vërtetë po ashtu që Pompeo vizitoi Sllovakinë, qeveria e së cilës e mendon veten si anëtare konstruktive të BE-së, dhe jo si përçarëse. Por kjo me gjasë ka për qëllim që ta bëj Sllovakinë që më thellë të futet te iliberalët, dhe jo e kundërta.

Vizita e Pompeos ishte një përligjje e armiqve mbi vlerat e BE-së, dhe një tjetër sulm ndaj vetë ekzistencës së kësaj të fundit. Evropa e pasluftës ishte e aftë të ndërtonte veten si një projekt kolektiv falë proteksionit të ShBA-ve, dhe madje edhe ndihmës financiare. Sot, BE-ja është objektiv ndaj sulmeve të politikanëve shumëfytyrësh nga Washingtoni dhe Moska, jo veç për atë që bën, por edhe për atë çka është. Sa më shpejt që evropianët ta kuptojnë një gjë të tillë, aq më mirë.

Përktheu dhe përshtati Periskopi | Marrë nga The Guardian

Shpërndaje në: