PSG fiton ‘luftën’ kundër Mbappe-Real Madrid, klubi tash përgatitë rinovimin

PSG fiton ‘luftën’ kundër Mbappe-Real Madrid, klubi tash përgatitë rinovimin

Një fillim i ri. Jo vetëm për Messin, por edhe për Mbappe. Të paktën nëse situata do të mbetet e pandryshuar në krahasim me ditën e djeshme, me tërheqjen e Real Madridit, të zbuluar nga mediat spanjolle, për të përfunduar një marrëveshje që nuk lindi kurrë.

Me pak fjalë, duke përjashtuar një lëvizje të re të Florentino Perez para mesnatës, Mbappé mbetet në Paris. Sigurisht shumë i zhgënjyer, por po aq i motivuar. Objektivi tani është të dëshmojë se ai është në lartësinë e Messit dhe pastaj të largohet si fitimtar në fund të sezonit, me zero euro. Edhe pse klubi i emirit gjithmonë shpreson të gjejë një marrëveshje për rinovimin në muajt e ardhshëm.

Zgjatja e kontratës përtej vitit 2022, për të siguruar emirin se do të mbërrijë në Kupën e Botës në Katar si parizien, sot duket si një mirazh. Por përtej vendosmërisë së lojtarit për të mos u diktuar nga askush për ritmet e karrierës, ka të dhëna të vogla që zbulojnë sesi PSG, në dy javët e fundit, ka marrë një drejtim tjetër në lidhje me kampionin e botës.

Në fakt, prej muajsh Mbappé nuk është ndier i vlerësuar si një element qendror dhe mbizotërues në programin e zgjerimit të klubit të tij. Por, që kur zyrtarizoi qëllimin e tij për të mos rinovuar, drejtuesit kryeqytetas kanë ndryshuar qëndrim.

Sot, është ende herët për të filluar një dialog konstruktiv, por shpresa është se mundësia e shprehjes së talentit të tij përkrah Messit dhe Neymarit do ta nxisë atë të zbusë pozicionin e mbyllur, të mbarsur me hidhërim dhe zhgënjim për transferimin e munguar.

Ajo që është e sigurt është se kampioni nga Bondy dëshiron t’i dëshmojë botës se ai nuk ka asgjë më pak se dy kolegët e sulmit. E ajo që tregoi të dielën në Reims, me dy gola dhe një futboll të profilit të lartë, duhet të jenë vetëm frytet e para të një faze të re, të pjekurisë, teknike dhe mendore dhe të ambicies së madhe. Sido që të shkojë, do të jetë një spektakël.

Shpërndaje në: