PSG fiton pa telashe kundër Clermont të Rashanit – Mbappe vazhdon të shënojë

PSG fiton pa telashe kundër Clermont të Rashanit – Mbappe vazhdon të shënojë

Paris Saint Germain ka shënuar një fitore të lehtë, ashtu siç edhe pritej, në përballjen me Clermont.

Clermont i Elbasan Rashanit nuk ka kaluar aspak mirë në udhëtimin në Paris, ku është mposhtur 4:0, shkruan Periskopi.

Dy golat e parë në këtë ndeshje u shënuan nga mesfushori spanjoll, Ander Herrera, në minutat 20’ dhe 31’.

Këto dy gola vulosën rezultatin e pjesës së parë, kurse në 45 minutat e dyta PSG shënoi edhe dy herë të tjera.

Ishte fillimisht Kylian Mbappe që në minutën e 55’ shënoi për 3:0, kurse 10 minuta pas tij ishte Gueye ai që shënoi për rezultatin final.

PSG tashmë shkon në 15 pikë pas pesë ndeshjeve, duke ruajtur rekordin perfekt, kurse Clermont mbetet me tetë pikë. /Periskopi/

Shpërndaje në: