PSG, gati 950 000 euro në javë për Mbappe

PSG, gati 950 000 euro në javë për Mbappe

Derisa mediat në Angli shkruan se Manchester City do të ofrojë një ofertë të parezistueshme për Kylian Mbappe, mediat në Francë kanë shkruar se PSG është afër për t’i ofruar 950 mijë euro në javë për sulmuesin francez

Paris Saint-Germain raportohet se do ta bllokojnë yllin e tyre Kylian Mbappe duke i ofruar atij një kontratë të re, nga e cila ai do të fitonte 950 mijë euro në javë.

Megjithatë, kjo do të varet nëse Barcelona e blenë Neymar, i cili dëshiron të largohet nga kampioni i Ligue 1.

Sipas gazetës franceze El Pais, City është duke u përpjekur për ta sjell në Angli sulmuesin 20 vjeçar, me trajnerin Pep Guardiola që ka kontakte të rregullta me të që disa vite.

Natyrisht, PSG do të tentojnë ta mbajnë me çdo kusht në skuadër ish sulmuesin e Monacos dhe shpresojnë që ta bëjnë atë lojtarin e dytë më të paguar në histori vetëm që ai të rri.

Sipas këtij shkrimi, ata i kanë ofruar të ardhura vjetore prej 50 milionë e më shumë euro, e cila do ti sillte atij një pagë javore prej 950 mijë euro.

Por, për ta bërë këtë ata duhet që të gjejnë fonde shtesë për pagën e tij.

Kështu, ata shpresojnë që të marrin pagën e Neymar pasi të largohet dhe t’ia bashkojnë me pagën e tij momentale.

Ai dëshiron që të kthehet në “shtëpi”, pra në Barcelonë dhe ka kërkuar nga bordi i PSG-së që ta lejojnë atë të largohet.

Pavarësisht largimit të tij kontrovers nga Kamp Nou dy vite me parë, katalunasit dëshirojnë që ta rikthejnë edhe pse pengesat financiare janë bërë problem për ta dhe mund ta bllokojnë çdo transfer.

Në të njëjtën kohë, Guardiola është duke u përpjekur që ta bind fituesin e Botërorit Mbappe që të kalojë në Manchester City.

Sulmuesi ka kontratë deri më 2022, por City e sheh atë si një zëvendësues ideal për golashënuesin më të mirë te të gjitha kohërave, Sergio Aguero.

Aguero (31), ende ka për të treguar cilësitë e tij në fushë por mundësia për ta transferuar Mbappen do të bënte që ai të largohej nga Anglia apo të rrinte si zëvendësues i francezit.

Shpërndaje në: