PSG nuk do të ‘luftojë’ për të – Kylian Mbappe edhe më afër Realit

PSG nuk do të ‘luftojë’ për të – Kylian Mbappe edhe më afër Realit

Me shumë gjasa Kylian Mbappe do të jetë lojtar i Realit nga sezoni i ardhshëm.

Sipas gazetarit francez nga “ESPN”, Julien Laurens, Paris Saint-Germaini ka hequr dorë nga mbajtja e francezit në skuadër.

PSG-ja tani thuhet se është vetëm duke e pritur zyrtarizimin e kalimit të Mbappes në “Santiago Bernabeu”.

Klubi francez i kishte ofruar një kontratë të re 23-vjeçarit dhe po mbante shpresa për rinovim, por kjo tani duket se nuk do të ndodhë.

Së fundi është raportuar se ish-sulmuesi i Monacos ka arritur edhe marrëveshje personale me “Los Blancos”.

Kylian Mbappe te Real Madridi do të kalojë si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me PSG-në skadon këtë verë.

Shpërndaje në: